​“Keni dështu”, protestë para Qeverisë – kërkohet dorëheqja e Kurtit

​“Keni dështu”, protestë para Qeverisë – kërkohet dorëheqja e Kurtit

Written by

in

Një grup i vogël i qytetarëve janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.

Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan auto-parlantë.

Ata përmes thirrjeve kërkuan: “Dorëheqje” dhe përmes pankartave me mbishkrime, “Keni dështua”, “Nuk bëhet kështu”. /kp/