Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Një burrë dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi në Gjilan

Written by

in

Një burrë i lindur më 1999 dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se informacioni për rastin është pranuar më 1 nëntor, rreth orës 08:47.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, prokurori i shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dyve.

Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Hashani ka njoftuar se rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa në koordinim me prokurorin po ndërmerren veprimet operative dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

Burimi: Dukagjini