Klubi gjerman ka konfirmuar të dielën se të dy futbollistët janë lënduar në ndeshjen e së shtunës, e cila i ka takuar Bundesligës.
Saibari ka pësuar këputje të ligamentit në nyjën e këmbës së djathtë. Futbollisti i përfaqësueses së Marokut i është nënshtruar tashmë me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai ishte larguar nga stadiumi me paterica pas lëndimit.
Ndërkohë, Gnabry ka pësuar lëndim muskulor në pjesën e pasme të kofshës së majtë. Sulmuesi gjerman është detyruar të largohet nga loja vetëm dy minuta pas zëvendësimit të Saibarit.
Problemet e Bayern Munichut me lëndimet nuk përfundojnë me kaq. Në fund të ndeshjes ndaj Dortmundit, lëndim muskulor ka pësuar edhe futbollisti francez Michael Olise.
Klubi bavarez nuk ka bërë të ditur se sa do të zgjasë mungesa e tre futbollistëve, por ka konfirmuar se Saibari dhe Gnabry nuk do të jenë në dispozicion për një kohë të pacaktuar.
Burimi: RTKLive
