Kapiteni i fton të shikojnë nga dritaret, pasagjerët mahniten nga Dritat Veriore

Kapiteni i fton të shikojnë nga dritaret, pasagjerët mahniten nga Dritat Veriore

Written by

in

Pasagjerët e një fluturimi patën mundësinë të shijonin një pamje të veçantë të Dritave Veriore, pasi kapiteni i aeroplanit i njoftoi të shikonin nga dritaret.

Momenti është publikuar në rrjetet sociale. Në video dëgjohet kapiteni duke u thënë udhëtarëve se ka një surprizë për ta, përpara se vëmendja të zhvendoset te qielli i ndriçuar nga Aurora Borealis.

Ngjyrat që përshkonin qiellin krijuan një spektakël natyror, të cilin pasagjerët mundën ta vëzhgonin nga lartësia e fluturimit.

Pamjet ngjallën entuziazëm edhe te përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët shprehën admirim për fenomenin dhe për mundësinë e rrallë për ta parë gjatë një udhëtimi me aeroplan.

Burimi: Dukagjini