Muaji nëntor sjell një sërë premierash filmike që përfshijnë histori të njohura, biografi, drama dhe komedi.
Nga rikthimi në universin e The Hunger Games te historia e krijimit të Rocky, këta janë 12 filmat që pritet të jenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij muaji.
1. The Further Mis-Adventures of Cliff Booth
Brad Pitt rikthehet në rolin e Cliff Booth në këtë projekt të shkruar nga Quentin Tarantino dhe të drejtuar nga David Fincher. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1977, ndërsa në kast janë edhe Elizabeth Debicki dhe Scott Caan.
2. The Hunger Games: Sunrise on the Reaping
Universi i The Hunger Games rikthehet me një histori që zhvillohet 24 vjet para ngjarjeve të Katniss Everdeen. Joseph Zada luan Haymitch-in e ri, ndërsa Ralph Fiennes interpreton President Snow.
3. Elsinore
Andrew Scott interpreton aktorin Ian Charleson në këtë film që rikthen historinë e produksionit të Hamlet në vitin 1989. Ngjarja përqendrohet te periudha kur Charleson zëvendësoi Daniel Day-Lewis dhe te përballja e tij me sëmundjen AIDS. Në film shfaqen edhe Olivia Colman dhe Billie Piper.
4. Club Kid
Jordan Firstman luan Peter-in, një organizator festash në New York, jeta e të cilit ndryshon kur zbulon se ka një djalë 10-vjeçar. Në kast është edhe Cara Delevingne.
5. Hexed
Disney sjell një tjetër film të animuar, ku personazhi kryesor, Billie, zbulon se zotëron fuqi magjike. Në versionin origjinal të filmit dëgjohen zërat e Hailee Steinfeld, Jodie Foster, Tracey Ullman dhe Stephen Fry.
6. Focker In-Law
Ben Stiller dhe Robert De Niro rikthehen në universin e komedisë Meet the Parents. Kësaj radhe, në kast është edhe Ariana Grande, në një histori që vazhdon aventurat e familjes Focker.
7. I Play Rocky
Anthony Ippolito interpreton Sylvester Stallone-n e ri në këtë film biografik, që tregon përpjekjet e aktorit për të realizuar dhe luajtur në filmin legjendar Rocky.
8. Wild Horse Nine
Regjisori Martin McDonagh rikthehet me një histori ku John Malkovich dhe Sam Rockwell interpretojnë dy agjentë të CIA-s. Ngjarjet zhvillohen në Ishullin e Pashkëve, ku dy personazhet përballen me një mision të pazakontë.
9. Being Heumann
Ruth Madeley interpreton aktivisten Judith Heumann në këtë film që rikthen protestat e vitit 1977 për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Mark Ruffalo shfaqet në rolin e një zyrtari qeveritar.
10. Josephine
Channing Tatum dhe Gemma Chan luajnë prindërit e një vajze tetëvjeçare, e cila bëhet dëshmitare e një sulmi seksual. Filmi trajton traumën dhe ndikimin e ngjarjes te familja.
11. All of a Sudden
Regjisori japonez Ryusuke Hamaguchi sjell një histori miqësie mes drejtoreshës së një qendre kujdesi dhe një regjisoreje japoneze. Në rolet kryesore janë Virginie Efira dhe Tao Okamoto.
12. Paper Tiger
Scarlett Johansson, Adam Driver dhe Miles Teller bashkohen në dramën kriminale të James Gray. Historia zhvillohet në Queens, në vitin 1986, ku dy vëllezër përfshihen në botën e gangsterëve rusë. /Telegrafi/