Kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor KKZ në Bërvenicë, Nedime Sallai, në press konferencë tha se deri në orën 18:30 jehona e votuesve është 53 për qind, kanë votuar 8.595 qytetarë.
Sallai tha se procesi ka vijuar në menyrë të qetë dhe me shume pak ankesa që veçse janë paraqitur në KSHZ.
Kujtojmë se në Komunën e Bërvenicës janë të regjistruar gjithsej 16.256 votues, ndërsa gara zgjedhore u zhvillua mes kandidatëve të AKI-së dhe OBRM-PDUKM-së.