Milot Rashica e lë pas lëndimin, zhvillon disa minuta ndaj Kasimpasas

Milot Rashica e lë pas lëndimin, zhvillon disa minuta ndaj Kasimpasas

Written by

in

Sulmuesi Milot Rashica ka zhvilluar minutat e parë që prej lëndimit që pësoi me Kombëtaren e Kosovës.

Anësori u inkuadrua në barazimin 2-2 të Besiktasit ndaj Kasimpases në minutën e 83-të.

Rashica ishte jashtë fushës që nga sfida e Kosovës me Austrinë, ku pësoi një lëndim muskulor, vetëm disa minuta pasi u inkuadrua.

Shkaku i këtij lëndimi, Rashica mungoi në pesë përballjet e Besitkasit (përfshirë edhe Ligën e Evropës), kurse tani mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të zërë vend në formacionin e ekipit turk.

Përndryshe, është ende e paqartë nëse përzgjedhësi Franco Foda e ka ftuar Rashicën për dy ndeshjet e nëntorit ndaj Izraelit, respektivisht Irlandës.

Rikujtojmë, Kosova më 14 nëntor e pret Izraelin në “Fadil Vokrri”m kurse tre ditë më vonë udhëton për Dublin, ku ka punë me Irlandën./Telegrafi/