Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka tërhequr vëmendjen me një takim të veçantë me yllin e njohur amerikan, Dixie D’Amelio.
Ishte vetë Londrimi ai që bëri të ditur këtë takim përmes një postimi në InstaStory, ku publikoi një video në shoqërinë e këngëtares amerikane. Dyshja duket se janë takuar në një festë të organizuar me rastin e Halloween-it.
Në video, ai e ka etiketuar edhe D’Amelion, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin e shkurtër: “Një zemër”.
Dixie D’Amelio është një nga emrat e njohur të showbiz-it amerikan, e cila fillimisht fitoi famë të madhe në platformën TikTok, përpara se të ndërtonte karrierën e saj edhe në muzikë dhe në fusha të tjera.
Ajo është gjithashtu motra më e madhe e Charli D’Amelio, një prej krijueseve më të famshme të përmbajtjes në TikTok, e cila numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale.
Të dyja motrat janë ndër figurat më të njohura të gjeneratës së re të yjeve të internetit, duke tërhequr vazhdimisht vëmendje me paraqitjet dhe aktivitetet e tyre.
Londrimi është takuar edhe me modelen e njohur amerikane, Winnie Harlow, duke ndarë kështu momente edhe me një tjetër emër të njohur të skenës ndërkombëtare.