Hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, anëtarët zotohen për llogaridhënie institucionale

Hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, anëtarët zotohen për llogaridhënie institucionale

Written by

in

Hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, anëtarët zotohen për llogaridhënie institucionale

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku anëtarët diskutuan për hapat e mëtejshëm të hetimit parlamentar.

Kryetari i Komisionit, Burim Ramadani, propozoi që anëtarët deri të mërkurën të procedojnë idetë dhe propozimet për veprimet që do të ndërmarrin, në mënyrë që të premten të nisin punën në hartimin e planit të veprimit.

Nënkryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi, u zotua se kjo çështje do të trajtohet me profesionalizëm dhe përgjegjësi të plotë. Ai theksoi se mandati i Komisionit është të hetojë në detaje çdo veprim, mosveprim dhe mospërmbushje të obligimeve ligjore nga institucionet përgjegjëse.

Anëtarja e Komisionit nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj, deklaroi se përgjegjësia e shtetit nuk fillon në momentin kur një grua vritet, por kur ajo kërkon mbrojtje.

“Detyra jonë nuk është me zëvendësu drejtësinë, mirëpo ka me qenë shumë me rëndësi me siguru llogaridhënie institucionale dhe politike mbi bazën e fakteve dhe provave”, tha ajo.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, tha se detyra e anëtarëve të Komisionit është të punojnë me përkushtim.

“E ndjera Arlinda i ka thënë të gjitha që ne sot s’mund t’i themi dhe e jona është të punojmë shumë në këtë komision hetimor”, u shpreh ajo.

Edhe anëtarët e tjerë, Adelina Tërshani dhe Eman Rrahmani, u zotuan se do të angazhohen për një proces të drejtë dhe në interes të përgjithshëm.

Mbledhja e radhës është caktuar të mbahet të premten, kur pritet të diskutohet plani i veprimit. Gjatë mbledhjes u kërkuan edhe raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të qartësimit të veprimeve institucionale në këtë rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali