
Tragjedia në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, po hetohet nga Prokuroria Themelore në këtë rajon.
Për këtë rast, sot po mbahet seanca e parë dëgjimore ndaj të dyshuarit që tashmë është arrestuar. B.Demiri, prindi/gjyshi i dy viktimave.
Ndaj tij, është parashtruar kërkesa për masën e sigurisë dhe sot gjykata pritet të lëshojë vendimin.
Sipas informacioneve të para, babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçari Demiri, është arrestuar dhe dyshohet për vrasje të rëndë.
Burime të Klanit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një litar, për të cilin dyshohet se ishte përdorur në tentim të inskenimit të vdekjeve.
Të njëjtat burime kanë thënë se dy viktimat dyshohet se janë ngufatur, ndërsa në trupat e të ndaluarit dhe të 27-vjeçarit janë vërejtur shenja dhune.
Megjithatë, akoma mbeten të paqarta rrethanat e gjithë rastit.