
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, duke filluar nga ora 12:00.
Në mesin e pikave të propozuara për shqyrtim janë tri projektligje, të cilat pritet të kalojnë në lexim të parë.
Bëhet fjalë për Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2025.
Po ashtu, në rend dite janë përfshirë propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Seanca pritet të nisë të enjten, në orën 12:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali