Sipas njoftimit të MMPHI-së, marrëveshja mundëson verifikimin elektronik të të dhënave për punësimin dhe të ardhurat e aplikuesve, si dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, përmes Regjistrit Elektronik për Banimin Social dhe të Përballueshëm.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet lehtësimi i procedurave administrative, rritja e efikasitetit dhe saktësisë në verifikimin e të dhënave, si dhe sigurimi i një procesi më transparent për vlerësimin e kritereve të përfitimit nga programet e banimit social.
Marrëveshja parasheh gjithashtu masa për sigurinë, konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Sipas ministrisë, kjo marrëveshje paraqet një hap drejt digjitalizimit të proceseve administrative dhe përmirësimit të shërbimeve publike për qytetarët.
Burimi: RTKLive
