
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shfuqizuar vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), përmes të cilit Agron Bajraktari ishte zgjedhur rektor i këtij institucioni.
Sipas Ministrisë, vendimi është marrë me qëllim të rikthimit të ligjshmërisë në universitet.
Në arsyetimin e saj, MASh ka bërë të ditur se Këshilli Drejtues, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, për muaj të tërë ka refuzuar të shqyrtojë opinionin e Zyrës Ligjore të Ministrisë dhe të trajtojë shkeljet e evidentuara.
Si rrjedhojë, Ministria ka vendosur ta shfuqizojë vendimin për zgjedhjen e Bajraktarit në krye të universitetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali