Gërvalla: 52.3 milionë euro për Ministrinë e Drejtësisë në buxhetin e vitit 2027

Gërvalla: 52.3 milionë euro për Ministrinë e Drejtësisë në buxhetin e vitit 2027

Written by

in

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027 është 4.27 miliardë euro, prej të cilave 52.3 milionë euro janë ndarë për Ministrinë e Drejtësisë.

“4.27 miliardë euro është buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2027, prej të cilave 52.3 milionë euro për Ministrinë e Drejtësisë. Na priftë e mbara në realizimin e punëve të mira, në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 270 milionë eurosh dhe investime kapitale prej mbi 1 miliard eurosh.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti i projektuar është 4.27 miliardë euro, që është 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti bazë i këtij viti. 

Burimi: RTKLive