​Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe

​Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe

Written by

in

Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, nuk do të bashkëpunojë politikisht me Listën Serbe në Kosovë.

Ajo përmes një reagimi në X e ka cilësuar këtë zhvillim si një ndryshim të rëndësishëm politik.

“Patjetër që është një ndryshim i madh. Le të shohim se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por tingëllon premtuese”, ka shkruar ajo pas raportimeve se nuk do të ketë bashkëpunim politik ndërmjet Listës së Studentëve dhe Listës Serbe, e cila qeveris në dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë.