Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është shqiptuar një gjobë prej 1,000 eurosh për hapjen ilegale të një rruge në Bjeshkën e Lybeniqit.
Sipas saj, pas pranimit të informacioneve për ndërtimin e rrugës, zyrtarët e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në bashkëpunim me Policinë, kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Ndaj punëkryesit është ngritur procesverbal dhe është shqiptuar gjobë mandatore në vlerë prej 1,000 eurosh. Ky është rasti i dytë i evidentuar në të njëjtin lokacion”, ka shkruar Pacolli.
Ajo ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar edhe Prokuroria dhe se do të ndërmerren hapa të mëtejshëm ligjorë.
“Nuk do të lejojmë ndërhyrje të tilla që dëmtojnë natyrën. Bjeshkët tona do t’i mbrojmë me çdo mekanizëm ligjor!”, ka deklaruar Pacolli.
Burimi: RTKLive
