Gashani: Më shumë mbështetje për sportin dhe mundësi për të rinjtë në vitin 2027

Gashani: Më shumë mbështetje për sportin dhe mundësi për të rinjtë në vitin 2027

Written by

in

Gashani ka thënë se ky buxhet do të mundësojë vazhdimin e mbështetjes për sportistët, trajnerët dhe organizatat sportive, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike në fushën e sportit dhe rinisë.

Të hënën, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 270 milionë eurosh dhe investime kapitale prej mbi 1 miliard eurosh.

“69.99 milionë euro buxheti për Ministrinë e Sportit dhe Rinisë për vitin 2027. Ky buxhet do të mundësojë vazhdimin e mbështetjes për sportistët, trajnerët dhe organizatat sportive, si dhe zhvillimin e projekteve strategjike në fushën e sportit dhe rinisë. Më shumë mbështetje për sportin dhe më shumë mundësi për të rinjtë! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Gashani në Facebook.

Burimi: RTKLive