Zelensky: Sulmi rus në Zaporizhia la 18 të vrarë dhe pesë të plagosur

Zelensky: Sulmi rus në Zaporizhia la 18 të vrarë dhe pesë të plagosur

Written by

in

Zelensky: Sulmi rus në Zaporizhia la 18 të vrarë dhe pesë të plagosur

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se një sulm ajror rus në fshatin Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhias, ka shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Sipas Zelenskyt, forcat ruse fillimisht bombarduan një shkollë që përdorej për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Ai tha se pas sulmit të parë pasoi një tjetër sulm me nëntë bomba, të cilat goditën drejtpërdrejt strehimoren ku ishin mbledhur banorët.

Përmes një reagimi në Telegram, presidenti ukrainas akuzoi Rusinë se nuk po tregon gatishmëri për uljen e tensioneve dhe për arritjen e paqes.

Fshati Komyshuvakha ndodhet në juglindje të qytetit të Zaporizhias.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali