Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, Qeveria nuk po i përmbush obligimet

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, Qeveria nuk po i përmbush obligimet

Written by

in

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” është në rrezik, duke e akuzuar Qeverinë e Kosovës për mospërmbushje të obligimeve që dalin nga marrëveshjet dhe vendimet e miratuara.

Përmes një postimi, Rama i është drejtuar publikisht kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë, duke kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe koordinim të plotë me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

“Edhe një herë i bëj thirrje publike Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës që t’u përmbahen plotësisht marrëveshjeve dhe vendimeve të miratuara, për të mos rrezikuar organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

NË LETRËN E DATËS 15 TETOR, ICMG-JA KA PARALAJMËRUAR QARTË SE QASJA E QEVERISË SË KOSOVËS PO RREZIKON MBAJTJEN E LOJËRAVE MESDHETARE PRISHTINA 2030.

Në takimin e javës së kaluar të Komitetit Organizativ, përsërita qëndrimin tim, përgatitja dhe organizimi i Lojërave duhet të zhvillohen në koordinim të plotë me ICMG-në, duke shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e saj dhe duke zbatuar marrëveshjet dhe vendimet e miratuara deri më tani!

Si Kryeqytet, i kemi përmbushur obligimet tona. Vazhdimisht kemi kërkuar që edhe Qeveria t’i përmbushë të vetat dhe ta marrë seriozisht paralajmërimin e ICMG-së.
PO E NGRE PUBLIKISHT ALARMIN: RREZIKU QË T’I HUMBIM LOJËRAT MESDHETARE PRISHTINA 2030 ËSHTË SERIOZ.

Kryeministër, zbatoni atë për të cilën jeni dakorduar, keni nënshkruar dhe jeni obliguar. Koha po kalon dhe përgjegjësia nuk mund të mbulohet me fjalime militantësh pastaj!
Mos ia humbni qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!”, ka shkruar Rama.

Burimi: Dukagjini