Për ‘Mulla Baushtellën dhe mjerimin e njerëzve me social që vijnë me na zgjidhë problemet neve

Për ‘Mulla Baushtellën dhe mjerimin e njerëzve me social që vijnë me na zgjidhë problemet neve

Written by

in

Për ‘Mulla Baushtellën dhe mjerimin e njerëzve me social që vijnë me na zgjidhë problemet neve

Shkruan: Valon Syla

Nuk është politika për me u marrë njerëzit me social. Për dikë që mendon dhe pret që shteti me ia zgjidhë problemet, sepse kështu prodhohet varfëria. Prodhohet ajo nga keni ardhë ju, prej zorit, për vete dhe jo për neve.

Ashtu siç e prodhuat Albin Kurtin dhe tash vuajmë nga koncepti i tij varfanjak, po aq sa ky Hoxha diplomato/baushtell.

Po të ishte i suksesshëm “Mulla Baushtella” në jetën e vet, atëherë do të duhej t’i besonim që ky njeri na i ndreq edhe neve sendet dhe mirëqenien, sepse ka ditur për vete. Dhe di edhe për ne. Njëjtë edhe Albin Kurti…

Ata tash kanë miliona euro në dispozicion. E ju që ju ndihmuat atyre… fetarë, kllosharë dhe besimtarë të tulifare ëndrrave, tash e kapni mistrinë në dorë.

E kishit një punë, hoxhë i dashur. Tash i keni dy, apo edhe më shumë. Dhe nëse doni ndryshim, i bie që i keni tri punë, që asnjërën s’e kryeni mirë. As hoxhën, as diplomacinë, as baushtellën e, rrjedhimisht, as ndryshimin.

Më fal, se qenkan katër punë të pakryera. Këtu lutjet nuk kryejnë punë. As pishmani. Nuk është politika për raste sociale. Madje as për hoxhë, se le më për politikë. Nuk është politika zgjidhje e problemeve personale, por shoqërore dhe të komunitetit. Ty, “Mulla Baushtellë”, mirë po të rrika mistria, se ti nuk ishe as me fe, as me politikë, me gjasë as me mistri e politikë, por zori çka s’po të shtinte.

Por politika nuk është zor. Është diçka mbi zoret, emocionet, besimet e ideologjitë. Tash e sheh çka është edhe djersa. Se s’ke punuar hala sa duhet. Ti dhe njerëzit si ju e keni pasur për një rrogë.

Qaq. Por kopallat për ditë më të mira nuk i ndalët deri sot. Nga dëshpërimi, sollët vetëm dëshpërim dhe skamje.

Andaj, mos na e teshni, se keni ardhur në këtë botë e jeni futur në politikë për me na i zgjidhë neve problemet. Kjo sidomos pa ia zgjidhur problemet vetes, para së gjithash.

Politika është luks, dhe për ata njerëz të suksesshëm që i kanë ndrequr punët e veta dhe hyjnë për të na i ndrequr edhe neve… E ju, kur s’i zgjidhni as problemet tona, as të Glaukut e Albinit, e kapni mistrinë dhe vajtoni se si duhet t’i mbajmë katër fëmijë. Madje, mos të hyjmë te njerëzit e pasuksesshëm në punët e veta apo në profesionet e tyre, që ia marrin mendja se mund të kenë sukses me punët tona. Ata zakonisht ose janë “naksa”, diçka të mangët, ose hajdutë, mashtrues dhe dilinxhinj, sepse pa ndonjë sukses në jetën e vet, me besu ose me premtu se ma sjell suksesin edhe mua dhe sidomos popullit, është shenjë e fundërrinës njerëzore, akademike, profesionale e fetare.

Andaj tash… mirë se erdhe, hoxhë, në botën tënde, të Glaukut e Albinit, që duke e luftuar mjerimin na sollët, bashkë me mjerimin, edhe dëshpërimin. Ju jeni thjesht të mjerë, të padijshëm dhe papakë, që nga mendjemadhësia na morët në qafë edhe neve, edhe ata që ju pasojnë. Paç fat. E ishalla po shpëton ti e familja, se na më keq s’kemi qenë kurrë prej se mbajmë mend nga Pavarësia e vendit. Ne s’e kemi luksin me qenë edhe hoxhë, edhe diplomat, edhe baushtellë… si ti.

Faleminderit për këtë nasihat. Ti je edhe supermen. Përpos të tjerave. Shpresoj se të del rroga e baushtellës për katër fëmijët tuaj. I paç me ymër.

Burimi: Insajderi