Bogujevci: Zahir Pajaziti, ndër figurat e para të organizimit të UÇK-së

Bogujevci: Zahir Pajaziti, ndër figurat e para të organizimit të UÇK-së

Written by

in

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në homazhet dhe manifestimin përkujtimor në Orllan, me rastin e 64-vjetorit të lindjes së heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

Përmes një postimi, Bogujevci ka kujtuar jetën, veprën dhe sakrificën e Pajazitit, duke theksuar kontributin e tij në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugën drejt lirisë.

Ajo ka thënë se kujtimi për të dhe për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Kosovës duhet të ruhet dhe t’u përcillet brezave të rinj.

Burimi: RTKLive