Banori Akil Varfi ka kritikuar Arlinda Morinën, duke i thënë se po e kufizon veten në debate për shkak të përjetimeve dhe dhimbjeve që ka përmendur gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 5.
Ai u shpreh se Arlinda po tërhiqet në çdo debat dhe se, sipas tij, do të ishte më mirë që ajo t’i kishte shëruar plagët e së kaluarës para se të hynte në këtë eksperiencë.
Deklarata e Akilit erdhi pas rrëfimeve emocionale të Arlindës, e cila ka folur për ankthin dhe përvojat e bullizimit që ka kaluar më herët në jetën e saj.
Foto: Screenshot/YouTube
Sipas Akilit, këto përjetime po ndikojnë në mënyrën se si ajo po përballet me situatat dhe diskutimet brenda shtëpisë.
Fjalët e tij nuk u pritën pa reagim, pasi mes dy banorëve u zhvillua një debat i drejtpërdrejtë, ku u diskutua edhe mënyra se si Arlinda po e përjeton këtë eksperiencë.
Foto: Screenshot/YouTube
Kjo përplasje ka shtuar edhe më shumë tensionet mes banorëve, në një edicion ku dinamikat dhe raportet mes tyre kanë nisur të marrin formë që në ditët e para.
Gjithçka nisi nga festa e Halloween, ku vajzat ishin transformuar për mbrëmjen. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com