Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin nën kërcënimin e thikës, i treti merr paratë

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin nën kërcënimin e thikës, i treti merr paratë

Written by

in

Grabitje si në filma në pompën “Patroni” në Podujevë – tre të maskuar sulmojnë në mes të natës, dy e mbajnë punëtorin nën kërcënimin e thikës, i treti merr paratë

Tre persona të maskuar, një thikë dhe një grabitje në orët e para të mëngjesit. Kështu ka nisur dita në pompën e derivateve “Patroni”, në fshatin Siboc të Podujevës, ku dy persona dyshohet se kanë mbajtur nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë një burrë, ndërsa bashkëpunëtori i tyre ka hyrë brenda lokalit për të marrë paratë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se grabitja ka ndodhur të hënën, më 2 nëntor, rreth orës 03:30, ndërsa viktima është M. Zh 58 vjecar..

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, tre persona me maska janë shfaqur në pompën e derivateve, ku dy prej tyre i janë afruar ankuesit, e kanë mbajtur dhe e kanë kërcënuar me thikë.

Teksa dy të maskuar po e mbanin nën kërcënim, personi i tretë ka hyrë në lokal, prej nga dyshohet se ka marrë rreth 200 euro.

Grabitja nuk është kufizuar vetëm në paratë e lokalit.

Sipas deklarimit të viktimës, të dyshuarit i kanë marrë edhe 250 deri në 300 euro që i kishte në xhep, duke e çuar shumën e përgjithshme të grabitur në rreth 450 deri në 500 euro.

Pasi kanë marrë paratë, tre personat janë larguar në këmbë, në drejtim të pjesës së pasme të pompës së derivateve.

Asnjëri prej tyre nuk është identifikuar gjatë veprimeve fillestare policore.

Rasti është raportuar rreth orës 03:32, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar lokacionin.

Në trajtimin e rastit janë angazhuar edhe hetuesit dhe njësia e forenzikës, për të dokumentuar rrethanat e grabitjes dhe për të siguruar provat e mundshme.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, Departamenti për Krime të Rënda, është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitja”.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e tre personave të dyshuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali