Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të arratisjes së një personi të privuar nga liria.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari është shtetas i Shqipërisë.
“Fushë Kosovë / 02.11.2026 – 15:00. Lidhur me veprën e lartcekur, me vendim të prokurorit është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë i cili ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/