Në një intervistë për “Sky”, fituesi i “Topit të Artë” ka folur për momentin e veçantë që po përjeton, por edhe për sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Kane ka theksuar se, pavarësisht ditëve të jashtëzakonshme që ka kaluar, vëmendja e tij tashmë është e përqendruar te përballja e rëndësishme evropiane.
“Kanë qenë ditë vërtet të pabesueshme për mua, por tani dua të përqendrohem vetëm te Atletico Madridi. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Na mungon Kompany dhe fakti që skuadra po luan mirë edhe pa të tregon qartë se është një trajner i madh”, ka deklaruar sulmuesi anglez.
Megjithatë, lajmi më i rëndësishëm nga intervista e tij lidhet me të ardhmen në “Allianz Arena”.
Kane ka bërë të ditur se rinovimi i kontratës është çështje ditësh, duke konfirmuar dëshirën për të vazhduar aventurën me bavarezët.
“Ditët e ardhshme do ta nënshkruaj kontratën e re. Do të rinovoj me Bayern Munichun”, ka theksuar sulmuesi.
Ky konfirmim pritet të shuajë interesimin e klubeve të tjera për shërbimet e tij, përfshirë edhe Barcelonën, e cila është përmendur si një nga skuadrat e interesuara për anglezin.
Burimi: RTKLive
