Bullgaria kthen 19 ton mollë nga Maqedonia për shkak të pranisë së lartë të pesticideve

Bullgaria kthen 19 ton mollë nga Maqedonia për shkak të pranisë së lartë të pesticideve

Written by

in

Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore (BFSA) ka ndaluar importin e një dërgese me mollë nga Maqedonia, pasi analizat laboratorike treguan praninë e mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar, përcjell AIM.

“Dërgesa, me një peshë totale prej 19.350 kilogramësh, nuk i plotësonte standardet e sigurisë të përcaktuara me ligj dhe do të kthehet në Maqedoni”, njoftoi agjencia bullgare.

Kontrolli u krye në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të frutave dhe perimeve të freskëta të importuara që Organizata Bullgare e Ushqimit dhe Bujqësisë (BABH) kryen në territorin e Bullgarisë./Telegrafi/