“I ka bërë dhunë psikike nuses…”, shoqja e Arlindës kërkon që ish-vjehrra të merret në pyetje

Written by

in

“I ka bërë dhunë psikike nuses…”, shoqja e Arlindës kërkon që ish-vjehrra të merret në pyetje

Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e saj, duke kërkuar që hetimet të përfshijnë edhe ish-vjehrrën e të ndjerës.

Përmes një postimi në Facebook, Zhubi ka kërkuar që Policia e Kosovës ta marrë në pyetje ish-vjehrrën e Arlindës, lidhur me pretendimet për dhunë psikologjike që, sipas saj, i është shkaktuar viktimës.

Në reagimin e saj, Zhubi ka ndarë edhe përvojën personale, duke treguar se gjatë martesës së parë kishte përjetuar për 16 vjet dhunë psikologjike nga ish-vjehrra, përfshirë ofendime, përbuzje dhe trajtim poshtërues.

Ajo ka përmendur edhe një rast kur, sipas rrëfimit të saj, ish-bashkëshorti e kishte kapur për fyti, ndërsa nëna e tij, në vend që të ndërhynte, i kishte thënë të mos e bënte këtë.

Zhubi ka ngritur shqetësime edhe për pretendimet se ish-vjehrra e Arlindës ka qenë e pranishme gjatë vrasjes së saj, së bashku me fëmijët, por nuk ka ndërhyrë.

Ajo ka kërkuar që organet e drejtësisë t’i shqyrtojnë këto pretendime dhe të hetojnë të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Unë bëj thirrje publike që edhe vjehrra e Arlindës të merret në pyetje për bashkëpunim dhe dhunë psikike që i ka bërë nuses”, ka shkruar Zhubi.

Ajo ka kërkuar që përgjegjësia të trajtohet nga organet kompetente, duke theksuar se rastet e dhunës ndaj grave nuk duhet të kalojnë pa u hetuar.

Burimi: Insajderi