
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, dorëzoi sot disa materiale në Prokurorinë Speciale lidhur me një kontratë për ndriçimin publik.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të kryeqytetit, i cili e quajti ‘show politik’ veprimin e VV-së, transmeton Klankosova.tv
“Vetëvendosja e Prishtinës i paska kapë do letra e paskan shku edhe sot me bo një SHOW POLITIK para Prokurorisë.
Votuesit tuaj ish dashtë me e pyet veten, a e keni pru najherë në Asamblenë e Kryeqytetit naj propozim në të mirë të qytetarëve të Prishtinës?
Apo keni hi n’asamble me e lujt hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, policin, zëdhënësin?
Punoni, more, najsen!”. /Klankosova.tv