Policia do t’i kthejë patentat e shoferëve të mbajtura më shumë se tetë ditë

Policia do t’i kthejë patentat e shoferëve të mbajtura më shumë se tetë ditë

Written by

in

Në një sqarim publik, Policia ka bërë të ditur se aktgjykimi i Gjykatës Supreme, i datës 20 tetor 2026, e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Kundërvajtjes.

Policia ka theksuar se ky vendim nuk i shfuqizon masat mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit.

“Kthimi fizik i patentave të shoferëve nuk nënkupton se personi ka të drejtë ta drejtojë automjetin gjatë kohëzgjatjes së masës mbrojtëse”, thuhet në sqarimin e Policisë.

Sipas saj, personat ndaj të cilëve është shqiptuar masa e ndalimit vazhdojnë ta kenë të ndaluar drejtimin e automjetit deri në përfundimin e saj.

Policia rikujton se drejtimi i automjetit gjatë kësaj periudhe përbën kundërvajtje, për të cilën parashihet gjobë prej 500 eurosh, ndalim i drejtimit për gjashtë muaj, pesë pikë negative dhe konfiskim i përkohshëm i automjetit.

“Ndryshimi ka të bëjë vetëm me mbajtjen fizike të patentave të shoferëve nga Policia, e cila, sipas nenit 244 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor dhe Vendimit të Gjykatës Supreme, nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë”, thuhet në njoftim.

Burimi: RTKLive