Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të ngacmimit përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut.
“02.11.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare është duke u shqetësuar nga i dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në stacion për intervistim.
Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin palët janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/