Duke folur në emisionin “The Overlap Daily”, ish-kapiteni i Liverpoolit ka kritikuar ashpër sjelljen dhe paraqitjet e fundit të mbrojtësit argjentinas, të cilat i ka cilësuar si zhgënjyese.
“Kam përshtypjen se ai po mendon: Dua të largohem nga këtu sa më shpejt”, ka deklaruar Gerrard.
Martinez është vënë në qendër të kritikave pas kartonit të kuq të marrë në humbjen 2:0 të Manchester Unitedit ndaj Chelseat.
Polemikat rreth tij janë shtuar edhe pas kritikave që kishte adresuar më herët ndaj drejtorit të futbollit të klubit, Jason Wilcox.
Gerrard ka vlerësuar se mbrojtësi i ka zhgënjyer bashkëlojtarët, klubin dhe tifozët, duke e cilësuar përjashtimin e tij si një veprim egoist.
“Ai u ka kushtuar pikë, por këtë e ka bërë ndaj një trajneri që e mbështet dhe që ka bërë shumë për të”, ka thënë ish-futbollisti anglez.
Sipas Gerrardit, sjelljet individuale të futbollistëve mund të pengojnë Manchester Unitedin që të rikthehet te rezultatet pozitive.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez kanë shprehur publikisht besimin në përkushtimin e Martinezit, pavarësisht kritikave në rritje dhe pikëpyetjeve rreth së ardhmes së tij në “Old Trafford”.
Burimi: RTKLive
