FOTO/ Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

FOTO/ Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Written by

in

FOTO/ Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka zbuluar mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe krahasimit të tij me gjendjen faktike të ngarkesës, zyrtari doganor, për shkak të dyshimeve të ngritura, ka zgjeruar kontrollin edhe në kabinën e kamionit, ku janë zbuluar mallra të padeklaruara.

Gjatë kontrollit janë gjetur mallra të padeklaruara, konkretisht:

• 16 copë dizne për vetura;

• 250 copë mbajtëse plastike.

Vlera e përgjithshme e mallrave, pa përfshirë detyrimet doganore dhe tatimore, vlerësohet të jetë rreth 2,400 euro.

Mallrat janë ndaluar dhe rasti është duke u trajtuar në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, mbrojtjen e tregtisë së ligjshme dhe zbatimin e njëtrajtshëm të legjislacionit doganor, duke kontribuar në mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.

Burimi: Insajderi