
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur pak më parë në Vitomiricë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë detaje lidhur me rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar, por deri në momentin e publikimit është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion të ri lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali