Transferimi i dekadës? Juventusi konfirmon se po tenton afrimin shokues së fituesit të Topit të Artë

Transferimi i dekadës? Juventusi konfirmon se po tenton afrimin shokues së fituesit të Topit të Artë

Written by

in

Giovanni Carnevali ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur nëse Juventusi do të transferojë fituesin e Topit të Artë, gjatë mbledhjes së aksionarëve të klubit torinez.

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, i cili po merrte pjesë për herë të parë në një mbledhje të tillë që prej ardhjes në klub, foli për planet e tij, bashkëpunëtorët dhe pritshmëritë për të ardhmen.

I pyetur fillimisht për vendimin që të bashkohej me Juventusin, Carnevali u shpreh se është i kënaqur me këtë sfidë të re dhe se do të mbështetet te njerëzit që ka përreth.

“Është hera e parë që jam këtu dhe më pëlqen. Besoj se është një moment për të kuptuar dhe mësuar nga të gjithë ju, duke ditur se çfarë dëshironi.

“Unë i pranoj ato që më thuhen, por e di edhe vetë se çfarë dua të bëj. Mbështetem në mendjen time dhe kam bashkëpunëtorë të vlefshëm. Massara, Ottolini dhe Chiellini, i cili ka një rol thelbësor. Do të punojmë për të arritur rezultate”.

Megjithatë, përgjigjja më interesante erdhi kur njëri prej aksionarëve e pyeti nëse Juventusi do ta transferojë fituesin e Topit të Artë.

“A do ta blejmë fituesin e Topit të Artë? Do të blejmë këdo që kemi mundësi ta transferojmë”.

Ai gjithashtu shmangu kritikat ndaj drejtuesve të mëparshëm të klubit, duke treguar se vendimi për t’u larguar nga Sassuolo pas 13 vjetësh erdhi pas një telefonate nga aksionari i Juventusit.

“Nuk i kritikoj paraardhësit e mi, ndodh që të bëhen gabime. Unë u kontaktova nga aksionari dhe do të jap maksimumin për këtë klub.

“Përndryshe, do të kisha qëndruar aty ku isha për 13 vjet, te Sassuolo. Besoj se të jem këtu sot është një arsye për krenari”.

Në fund, Carnevali kërkoi durim nga aksionarët dhe tifozët, duke paralajmëruar se rikthimi i Juventusit në majat e futbollit nuk do të ndodhë brenda natës.

“E di se duhet të punoj dhe se nuk do të jetë e lehtë. Të mos krijojmë iluzione se do të fitojmë që nesër.

“Do të punojmë për ta arritur këtë, por nuk do të jetë e lehtë. Për të ndërtuar diçka nevojitet kohë, jo fjalë”, përfundoi Carnevali./Telegrafi/