IPKO Telecommunications L.L.C. dhe SIOL Prishtina L.L.C. janë bashkuar zyrtarisht, ndërsa procesi i bashkimit është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), më 2 nëntor 2026.
Sipas njoftimit të IPKO-s, si rezultat i këtij bashkimi, IPKO Telecommunications L.L.C. do të vazhdojë të ekzistojë si shoqëria e mbijetuar, ndërsa SIOL Prishtina L.L.C. do ta përfundojë ekzistencën e saj juridike, në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare.
IPKO Telecommunications L.L.C. është e regjistruar me numrin unik identifikues 810485301, me adresë në rrugën “Zija Shemsiu”, nr. 34, në Prishtinë.
Ndërkaq, SIOL Prishtina L.L.C. ka qenë e regjistruar me numrin unik identifikues 811360221, me adresë në rrugën “Mujo Ulqinaku”, nr. 5/1.
Bashkimi është realizuar në mbështetje të nenit 219, paragrafi 6, të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare.
Në njoftimin e publikuar për kreditorët, IPKO ka bërë të ditur se kreditorët e shoqërive që kanë marrë pjesë në bashkim mund t’i paraqesin kërkesat e tyre ndaj shoqërisë së mbijetuar, përkatësisht IPKO Telecommunications L.L.C., brenda gjashtë muajve nga data e publikimit të njoftimit.
Sipas këtij njoftimi, kërkesat mund të paraqiten me qëllim të marrjes së letrave me vlerë, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Regjistrimi i bashkimit në ARBK është bërë më 2 nëntor 2026, ndërsa afati gjashtëmujor për kreditorët llogaritet nga data e publikimit të njoftimit.