Sipas njoftimit të Totajt, kartelat për punëtorët e arsimit dhe nxënësit janë shpërndarë në Drejtorinë Komunale të Arsimit, ndërsa ato për shërbyesit civilë në Drejtorinë e Administratës.
Ky program i Komunës së Prizrenit synon lehtësimin e përditshmërisë së qytetarëve, mbështetjen e kategorive të ndryshme dhe promovimin e përdorimit të transportit publik.
Kryetari Totaj ka theksuar se komuna do të vazhdojë të investojë në politika që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë.
Burimi: RTKLive
