Goli i gjashtë në “Championsin” e të rinjve për Enis Rexhepin

Goli i gjashtë në “Championsin” e të rinjve për Enis Rexhepin

Written by

in

Sulmuesi Enis Rexhepi ka vazhduar me paraqitje pozitive në UEFA Youth League, duke shënuar gol edhe në përballjen ndaj Galatasarayt.

Rexhepi, i cili luan për Stuttgartin U19, realizoi në ndeshjen e së martës, që përfundoi me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në garën evropiane për të rinj.

Qendërsulmuesi 18-vjeçar shënoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 49-të, ndërsa e kompletoi të gjithë ndeshjen.

Në anën tjetër, bashkëlojtari i tij, Almand Idrizi, u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të. Berat Lush, lojtari shqiptar i Galatasaray, po ashtu shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit.

Për Rexhepin ky ishte goli i gjashtë në UEFA Youth League, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në këtë kompeticion.

Sulmuesi pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e nëntorit me Izraelin dhe Irlandën. /Telegrafi/