Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë

Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë

Written by

in

Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë

Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plykut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

Një automjet tip “Ford” është përplasur me murin rrethues të një biznesi në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, është rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi, ndërsa më pas automjeti ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po dokumenton aksidentin dhe po menaxhon qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, grupi i Policisë Shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me objektet në anë të saj.