Refuzon SBAShK-u: Mësimdhënësit s’kanë “detyra” shtëpie (VIDEO)

Refuzon SBAShK-u: Mësimdhënësit s’kanë “detyra” shtëpie (VIDEO)

Written by

in

Refuzon SBAShK-u: Mësimdhënësit s’kanë “detyra” shtëpie (VIDEO)

Për nxënësit po, veç mësimdhënësit edhe mund të mos ketë detyra të shtëpisë.

Kjo ngase pos orëve mësimore, me kontratat e reja u parapa që punonjësit e arsimit të bëjnë  përgatitje në shkollë, e orarin ta kenë tetë orësh.

Por, këto marrëveshje, Sindikata e Arsimit (SBAShK) iu bëri thirrje shkollave në Prishtinë, të mos i nënshkruajnë, raporton Klan Kosova.

Kundërshtia që e bënë haptas, kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, po thotë se pati efektin e saj, andaj drejtori i Arsimit në Kryeqytet, Arianit Elshani, edhe lëshoi pe.

Nënshkrimi i të resë, pa e shkëputur të vjetrën, s’mund të bëhet, andaj njohësit po thonë se duhet parë nëse pati shkelje.

Veçse që kjo të bëhet, kërkohet plotësimi i kushteve elementare – ndër të cilat është edhe interneti në shkolla.

Por as për arsyen e kontratave të reja, e as për internetin, drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës s’ktheu përgjigje që nga e enjtja.

Detajet i gjeni në kronikën më poshtë: