
Raporton: Dosja
Po të njëjtën ditë, Nora ka shkuar tek përfaqësuesi ligjor i kompanisë së sigurimeve.
I njëjti ka refuzuar të flas për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bazuar në ryshfet.
Ndërsa, i ka ofruar mundësinë Norës që të arrijë marrëveshje vetëm mbi dëmet e lehta të shkaktuara nga aksidenti, pa ia njohur sëmundjen që dyshohet ta ketë fituar.
Për këtë edhe emisioni “Dosja” nuk do të përmend emrin e kompanisë si dhe punëtorët e apostrofuar, derisa veprimet e tyre nuk kanë ngritur dyshime për përfshirje në rast.
Meqenëse Nora nuk e njofton gjyqtarin Gashi për këtë takim, ai e telefonon të nesërmen, të premten e 3 korrikut.
Pasi kupton se takimi nuk ka shkuar siç ka planifikuar, i thotë Norës që t’i kërkojë avokatit që ta tërheq kërkesën për ta përjashtuar nga lënda.
Ai thotë se dëmshpërblimin për lëndimet e lehta do ta rris sa më shumë.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Hiç so gajle, hiç so gajde. E thirra ata në telefon edhe kështu po s’po ma çel, se ne ëhatsapp dje që i kom shkru si bojke hiç.
Nora: Unë dje kesh, po nuk oshtë që më priti mirë diqysh veç kështu zyrtarisht a e dinë që okej une ju tregoj drejtorave që u kanë nana e *** e ka bo kërkesën, a e dinë, po shumat nuk oshtë që ndryshojke diçka. Kështu që nuk oshtë që i hini anena për shembull naj çështje interesi ose diçka. Po me na pas thirr ti në zyre cka kishe mëndu ti.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Shnosh javën tjetër.
Nora: Se kena për urgjencë.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Javën tjetër po, veç fol me ata avokatin le të bon qat kërkesë që e ke bo për përjashtim për landë se duhet me qu për Prishtinë landën a jo.
Nora: Okej, a muj me fol unë të hanën se sot po mendoj është vonë, edhe
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Leje, leje të hanën më kallxon. Me qu landën anena a jo.
Nora: Okej do me thanë unë me i thanë avokatit tem për me të hek ty. Po more po i thomë
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Atë kërkesën që e ka bo me tërhek a pe lenë a jo.
Nora: Jo, jo le ta bon more me tërhek, rri qaty ti se mirë je.
Gjykatësi Avdirrahman Gashi: Po, po de, nuk kuptohet çka ko me të ndihmu tjetër kush, ma shumë se unë kush mun me të ndihmu. Qato lëndimeve të lehta ma shumë se krejt të ndihmoj, të mujshim me bo diçka me marrëveshje mirë, s’mujtëm shnosh”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali