
Raporton: Dosja
Bazuar në provat e siguruara, ngrihen dyshime ndaj gjyqtarit Gashi për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Andaj, me qëllim të argumentimit të tyre edhe përmes rrugëve ligjore si dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore, gazetarja tash e emisionit hulumtues “Dosja” ka kërkuar bashkëpunimin e Prokurorisë Speciale.
Bazuar në denoncimin e palës dhe provat e deponuara, prokurori kujdestar Valdet Gashi, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.
Avokati i viktimës tash në procedurën penale, Leutrim Syla thotë se pala fillimisht nuk kishte pasur besim në organet e drejtësisë.
Prandaj, fillimisht e kishte denoncuar rastin tek gazetarja.
Mirëpo, më pas ishte bindur se për marrjen e një epilogu ligjor, nevojitej bashkëpunimi me organet ndjekëse.
“..Vetëm pasi që është bindur me të vërtetën nga ë gazetarja ë e ka pranuar që ta paraqes rastin. Në rastin konkret mund të themi që ka qenë edhe një moment shumë i rëndësishëm në jetën e saj ku e ka konsideruar sikur po i nënshtrohet vullnetit të një gjyqtari dhe duke nënçmuar shumë të themi familjarin e saj apo rastin e saj dhe në këtë rast ka sakrifikuar shumë ë vetëm e vetëm që të mbledhë prova sepse nuk ka dashur ta lë veten të denigruar thotë që ka qëndruar me ditë dhe netë të tëra pa gjumë e stresuar e brengosur dhe shumë e mërzitur për denigrimin që është që i është shkaktuar duke e ditur se vetëm për shkak të ë një favori i cili pritej të ndodhte dhe nuk po ndodhte e njëjta ishte vendosur në pozitë shumë të pafavorshme dhe tërësisht të pabarabartë me një gjyqtar në rastin konkret”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali