Avokati Berisha: Shteti dështoi ta mbronte jetën e Arlinda Zekajt

Avokati Berisha: Shteti dështoi ta mbronte jetën e Arlinda Zekajt

Written by

in

Avokati Berisha: Shteti dështoi ta mbronte jetën e Arlinda Zekajt

Avokati Besnik Berisha ka ngritur pikëpyetjen nëse vrasja e Arlinda Zekajt ka mundur të parandalohej, duke thënë se familja ende nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje.

Berisha ka theksuar se institucionet kanë detyrim të japin llogari për mënyrën se si kanë vepruar pas paralajmërimeve për rrezikun që i kanosej Arlindës, pasi, sipas tij, shteti nuk mund t’i injorojë rastet kur njoftohet për një kërcënim ndaj jetës së qytetarëve.

“Është edhe më tutje një pyetje e hapur, a ka mund të parandalohet vrasja e Arlinda Zekajt? Këtë pyetje e kanë për detyrim, për të dhënë përgjigje sepse kësaj pyetje nuk i kemi marrë përgjigje. Këtë përgjigje e pret familja”, ka deklaruar Berisha në “Debat Plus”.

Ai ka sqaruar se shteti nuk mund ta garantojë në çdo rrethanë jetën e secilit qytetar, por ka përgjegjësi të reagojë kur paralajmërohet për një rrezik të mundshëm.

“Ta nënvizojmë edhe një fakt, shteti nuk mundet t’i garantojë secilit jetën, dhe nuk ka pritshmëri për të drejtën pozitive që duhet domosdo secili qytetar ta ketë të garantuar jetën, por ka pritshmëri dhe detyrim shteti që kurdo që paralajmërohet për një rrezik jete, nuk guxon ta shpërfillë. Nuk guxon ta injorojë, duhet ta hetojë”, ka thënë ai.

Berisha ka vlerësuar se deri më tani janë bërë publike prova dhe deklarata që, sipas tij, dëshmojnë për dështimin e institucioneve në mbrojtjen e Arlindës.

“Unë besoj, de deri sot kemi prova të mjaftueshme, dhe pohime të dhëna nga foltoret e atyre që paguhen prej taksave tona që të bëjnë politika, rregulla e ligjet, se shteti ka dështuar. Ka dështuar që Arlinda Zekajt t’i mbronte jetën. Por deri më tani çka dihet është se ka pasur dështim në koordinim, në ekzekutim e menaxhim”, ka deklaruar Berisha.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali