
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë sot, më 4 nëntor, dy takime të ndara me përfaqësues diplomatikë të Finlandës dhe Italisë në Kosovë.
Sipas agjendës së publikuar, anëtarët e Komisionit do të takohen fillimisht me ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.
Po ashtu, është paraparë edhe një takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.
Të dy takimet do të mbahen në sallën C-301, në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Në agjendën e publikuar nuk janë specifikuar temat që pritet të diskutohen gjatë këtyre takimeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali