Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

Written by

in

Pas reshjeve vjen kthesa e motit, Rugova tregon çfarë na pret ditëve në vijim (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova ka bërë një përmbledhje të situatës meteorologjike gjatë ditëve të para të nëntorit, duke thënë se ky muaj ka nisur me reshje të konsiderueshme të shiut.

Sipas tij, gjatë këtyre ditëve janë akumuluar rreth 20 milimetra reshje, që përbëjnë afërsisht një të tretën e sasisë së reshjeve që pritet për tërë muajin nëntor.

“Gjatë këtyre ditëve të nëntorit janë rreth 20 milimetra që janë akumuluar në këto ditë të para, një e treta e të reshurave për muajin nëntor. Ka filluar mirë nëntori. Fillimisht shkojmë te fushat barike. Kemi pasur stuhinë Agneta, e cila është emërtuar nga Shërbimi Ushtarak Meteorologjik Italian, dhe ka sjellë mjaft shumë të reshura, sidomos ka pasur vërshime në pjesën jugore të Italisë dhe në Greqi”, ka deklaruar Rugova në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova.

Duke folur për ditët në vijim, meteorologu ka bërë të ditur se stuhia që ka ndikuar në rajon tashmë është duke u larguar dhe po zhvendoset drejt lindjes, në drejtim të Detit të Zi dhe më tej kah Rusia perëndimore.

Ndërkohë, sipas tij, nga zonat veriore po zhvendosen fusha të presionit të lartë atmosferik drejt jugut, të cilat pritet të ndikojnë edhe në vendin tonë nga fundjava.

“Për ditët e ardhshme, kjo stuhi që po largohet, ka kaluar ai syri i ciklonit i ditëve të kaluara, pasi po zhvendoset në lindje dhe pritet të kalojë nga Deti i Zi edhe më thellë kah Rusia perëndimore. Tash, prej zonave më veriore ku janë instaluar fushat e presionit të lartë, kemi fusha që po zhvendosen më kah jugu dhe që pritet nga fundjava të na afektojnë edhe neve. Po pritet një përmirësim i përkohshëm i motit”, ka thënë ai.

“Gjatë javës së ardhshme ekziston mundësia që një ciklon të depërtojë prej Atlantikut, por ndërkohë kjo tërheq rryma më të ngrohta për nga rajoni ynë. Po pritet një rritje e temperaturave”, ka bërë të ditur meteorologu Mendim Rugova./Klankosova.tv