Aksident në Durrës, humb jetën pasagjeri – shoferi braktis makinën dhe largohet

Aksident në Durrës, humb jetën pasagjeri - shoferi braktis makinën dhe largohet

Written by

in

Aksident në Durrës, humb jetën pasagjeri - shoferi braktis makinën dhe largohet

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës të Shqipërisë, ku ka humbur jetën një person 48-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Policia bën të ditur se një 39-vjeçar, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi të dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, 48-vjeçar me inicialet L. L.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.