Sonte në RTK: Fenerbahçe e Vedat Muriqit sfidon Liverpoolin

Sonte në RTK: Fenerbahçe e Vedat Muriqit sfidon Liverpoolin

Written by

in

Një nga duelet që po zgjon interesim të madh është përballja mes ndërmjet Fenerbahces dhe Liverpoolit në Stamboll, ndeshje që mund ta ndiqi në RTK.

Skuadra angleze ka fituar të tri ndeshjet e para, ndaj Atletico Madridit, LASK-ut dhe Villarrealit. Megjithatë, Liverpooli përballet me një statistikë negative, pasi nuk ka arritur të fitojë në asnjërën nga gjashtë ndeshjet si mysafir ndaj klubeve turke në Ligën e Kampionëve.

Kjo përballje zgjon interesim të veçantë edhe për tifozët kosovarë, pasi sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në fanellën e Fenerbahces.

Ndërkaq, Real Madridi, që ka regjistruar tri fitore në tri ndeshjet e para, udhëton drejt Greqisë për t’u përballur me AEK-un. Skuadra e drejtuar nga madrilenët ka triumfuar ndaj Interit (2-1), Romës (4-3) dhe Leipzigut (4-1), duke dëshmuar formë të mirë në këtë fazë të garës.

Megjithatë, sfida në Athinë nuk pritet të jetë aspak e lehtë. Historia nuk është në anën e gjigantit spanjoll, i cili ka arritur vetëm një fitore në tetë udhëtime evropiane ndaj skuadrave greke. Edhe AEK-u ka arsye për optimizëm, pasi nuk ka pësuar humbje në dy ndeshjet e zhvilluara në shtëpi kundër Real Madridit.

Nga ora 21:00 do të zhvillohen edhe shtatë takime të tjera, ndër të cilat spikat përballja RB Leipzig – Manchester City.

Skuadra angleze synon fitoren e tretë në këtë edicion, ndërsa Leipzigu kërkon reagim pas disfatës 4-1 nga Real Madridi në xhiron e kaluar. Në favor të Cityt flet edhe bilanci i përballjeve direkte, me katër fitore në gjashtë ndeshjet e fundit ndaj skuadrës gjermane.

Në udhëtim do të luaj edhe Arsenali, që përballet me Slavia Pragën. Londinezët ende nuk e njohin humbjen në këtë edicion, pasi kanë mposhtur Napolin dhe Lillen, ndërsa kanë barazuar 2-2 me Bayern Munichun.

Në Gjermani, Borussia Dortmundi do të jetë nikoqir i Real Betisit, kurse në Portugali Porto dhe Napoli pritet të zhvillojnë një tjetër përballje interesante.

Sonte takohen:

18:45

AEK – Real Madrid

Fenerbahce – Liverpool

21:00

Borussia Dortmund – Real Betis

RB Leipzig – Manchester City

Lens – Como

Porto – Napoli

PSV Eindhoven – Club Brugge

Slavia Praga – Arsenal

Viking – Sabah

Burimi: RTKLive