Çifti britanik dërgon në shtëpi veturën, si kujtim nga udhëtimi në Indi

Çifti britanik dërgon në shtëpi veturën, si kujtim nga udhëtimi në Indi

Written by

in

Shumica e njerëzve nga pushimet kthehen me magnetë frigoriferi, kartolina apo fotografi, por një çift britanik ka gjetur një mënyrë krejt të pazakontë për të ruajtur kujtimet nga udhëtimi në Indi.

Pasi përshkuan vendin me një auto-rikshë, Helen dhe Mick vendosën ta dërgonin mjetin me anije deri në Britani, në vend që ta linin pas, transmeton Telegrafi.

Çifti kaloi 75 ditë duke eksploruar Indinë me auto-rikshën e tyre kuq e zi të markës Bajaj, të cilin me përkëdheli e kishin pagëzuar “Timmy the Tin Can”.

Gjatë udhëtimit, mjeti u bë shumë më tepër sesa një mënyrë transporti, pasi i shoqëroi nëpër qytete, shtete dhe vende të ndryshme, përfshirë Agrën dhe monumentin e famshëm Taj Mahal.

Me sytë e vizatuar si në filmat vizatimorë dhe një buzëqeshje të pikturuar në pjesën e përparme, Timmy tërhiqte vëmendjen edhe gjatë rrugëtimit.

Kur udhëtimi përfundoi, Helen dhe Mick u përballën me dilemën se çfarë të bënin me auto-rikshën që i kishte shoqëruar për mijëra kilometra.

Ata nuk dëshironin të ndaheshin nga ky shoqërues i veçantë i aventurës së tyre dhe vendosën ta transportonin atë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Megjithatë, kthimi i Timmy-t në shtëpi zgjati shumë më tepër se një udhëtim i zakonshëm. Pas gjashtë muajsh pritjeje, çifti më në fund e priti mjetin në portin London Gateway, më 23 tetor 2026.

Historinë e pazakontë e ndau në rrjetin social X industrialisti Harsh Goenka, duke tërhequr vëmendjen te mbërritja e auto-rikshës indiane në Britani. Ai vuri në pah rrugëtimin e mjetit nga rrugët e Indisë deri në brigjet britanike. /Telegrafi/