Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë disa rezultate historike, me katër kandidatë që kanë thyer barriera të rëndësishme në përfaqësimin politik.
Edhe pse numërimi i votave në disa shtete vazhdon, rezultatet e shpallura deri më tani kanë konfirmuar fitore që shënojnë herë të para në historinë politike amerikane, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Në Michigan, demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin ndaj republikanit Mike Rogers, duke u bërë amerikani i parë mysliman që zgjidhet senator në historinë e SHBA-së.
Në Georgia, Keisha Lance Bottoms ka fituar garën për guvernatore ndaj republikanit Rick Jackson.
Me këtë rezultat, ajo bëhet gruaja e parë me ngjyrë që zgjidhet guvernatore në Shtetet e Bashkuara.
Një tjetër fitore historike vjen nga New Hampshire, ku demokrati Chris Pappas ka fituar një ulëse në Senat.
Ai do të jetë burri i parë homoseksual i deklaruar hapur që shërben në këtë institucion.
Ndërkohë, në New Mexico, Deb Haaland ka fituar garën për guvernatore, duke u bërë gruaja e parë indigjene amerikane që zgjidhet në këtë post.
Burimi: Dukagjini
