Ekskluzive | Sinjali raportoi rastin e rëndë të 13-vjeçares në Pejë – Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e dyshuar për sulm seksual

Ekskluzive | Sinjali raportoi rastin e rëndë të 13-vjeçares në Pejë – Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e dyshuar për sulm seksual

Written by

in

Ekskluzive | Sinjali raportoi rastin e rëndë të 13-vjeçares në Pejë – Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e dyshuar për sulm seksual

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për ngacmim seksual të vajzës së tij 13-vjeçare, rast ky i raportuar më herët ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, i cili ishte arrestuar pas denoncimit të vajzës së mitur.

Sinjali raportoi mëngjesin e sotëm se rasti ishte denoncuar më 2 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa dyshimet lidhen me ngjarje të mëhershme, gjatë kohës kur vajza qëndronte te babai i saj, pas ndarjes së prindërve.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, 13-vjeçarja kishte deklaruar se babai i saj e kishte ngacmuar seksualisht dhe i kishte shfaqur materiale pornografike.

Pas denoncimit, hetuesit kishin kryer kontroll në banesën e të dyshuarit, ku ishin sekuestruar dy telefona celularë dhe një laptop, si prova të mundshme për procedurën penale.

I dyshuari, gjatë intervistimit, kishte shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa me vendim të prokurorit ishte ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë, vajza e mitur është vendosur në strehim të sigurt, nën përkujdesjen e institucioneve kompetente.

Rasti po hetohet për veprat penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve” dhe “Sulmi seksual”.

Kërkesa e Prokurorisë për paraburgim pritet të shqyrtohet nga gjykata kompetente, e cila do të vendosë lidhur me masën ndaj të dyshuarit.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali