
Influencuesi amerikan Liam Fitzgerald ka vdekur në moshën 29-vjeçare pas një aksidenti me motor më 30 tetor.
Familjarët e tij e kujtuan si një person energjik dhe me zemër të madhe, duke zbuluar se ai kishte luftuar edhe me problemet e alkoolit. Fitzgerald, i cili jetonte në Miami, kishte rreth një milion ndjekës në Instagram dhe mbi 350 mijë në TikTok, ku publikonte përmbajtje për fitnesin dhe motivimin.
E dashura e tij, Jamie Lynn Rinaldi, bëri të ditur se çifti ishte ribashkuar pak para aksidentit. Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende publike.
Burimi: Insajderi